Kosova i vetmi vend në rajon dhe Evropë që nuk ka gazetë të shtypur ditore

Autori: Gazeta inFokus
07:35 | 04 March 2022
Kosova është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që nuk ka gazetë të shtypur ditore. Zhvillimi i teknologjisë, vështirësitë financiare të kompanive mediale, sidomos në kohë pandemie, janë faktorët që kanë ndikuar në shuarjen e medieve tradicionale.
Imer Mushkolaj, duke folur për Radio Kosovën tha se për fat të keq, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka gazetë të shtypur. Shkaqet, sipas tij, janë të ndryshme por nuk duhet harruar fakti se shpërndarja e madhe e internetit respektivisht kur kjo kombinohet me moshë shumë të re të popullatës në Kosovë, rezultati është ky që është.
‘’Kjo shkakton një problem duke e pasur parasysh gjithnjë që një pjesë e konsideruar e popullsisë mund të mos ketë qasje të drejtë në internet dhe në këtë formë ata janë të privuar nga e drejta e informimit. Nuk po them që ata nuk mund të informohen përmes burimeve të tjera por u mohohet e drejta që të lexojnë gazetë’’, tha ai.
Deri para rreth dy vjetësh në Kosovë, sipas Mushkolaj, janë botuar katër gazeta ditore: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Zëri” dhe “Bota Sot”. Por, në muajin mars të vitit 2020, në kohën e pandemisë këto gazeta u ndërprenë së botuari pas vendosjes së masave kufizuese nga qeveria e atëhershme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19 .
Qytetarëve vazhdon t’u mungojë gazeta e shtypur. Ata thonë se e kanë pasur rutinë pirjen e kafes së mëngjesit me gazetën ditore që ata e kanë përzgjedhur. Tash nuk është njësoj. Gjithçka ka kaluar online.
Afërdita nga Prishtina ka dhënë mendimin e saj për Radio Kosovën lidhur me atë se a i mungon shtypi ditor i botuar.
‘’Patjetër që më mungojnë shumë, sepse ma kthejnë një nostalgji kur jemi ulë me pi një kafe dhe kemi lexuar gazetën ditore. Së fundmi kur kam udhëtuar, kam marrë gazeta ditore dhe i kam lexuar për ta shuar atë nevojën e leximit, të prekjes së gazetës. Më kishte marrë malli. Tash gjithçka online, përfshirë edhe librat’’, tha ajo.
Në vitin 2009, vetëm një vit pas shpalljes se pavarësisë, në Kosovë janë botuar tetë gazeta ditore, të gjitha në gjuhën shqipe.
Në një hulumtim të Institutit të Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim Politikash (KIPRED), realizuar në vitin 2010, thuhet se tetë gazetat ditor (“Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Express”, “Epoka e Re”, “Bota Sot”, “Info Press”, “Zëri” dhe “Lajm”), kanë pasur tirazh mes 25.000 dhe 35.000 kopje. Ky numër në atë kohë ishte vlerësuar tejet i ulët në krahasim me popullsinë e përgjithshme (2.1 milionë banorë). Në atë kohë, tre në pesë njerëz lexonin një gazetë ditore, sipas hulumtimit.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...