Kos me boronica/ Bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

Autori: Gazeta inFokus
07:17 | 29 April 2021
Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica. Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit. Boronicat janë shumë të pasura me fibër. Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër.
Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë. Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase. Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat. Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.
Hani Boronica 3 Herë Në Javë
Një studim i universitetit të Harvardit, thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës. Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër. Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.
Arsyet Përse Duhet Të Hani Kos Çdo Ditë
Ekspertët thonë se kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh. Këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore. Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak.
Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak. Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar. Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteret e këqija. Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve./AgroWeb.

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...