Koronavirusi është ende larg fundit
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 01 July 2020
Punonjësit e mjekësisë në pavionët e kujdesit intensiv në Maryland thonë se pandemia e koronavirusit është “larg nga përfundimi”. Më shumë se 30 shtete amerikane kanë raportuar rritje të rasteve pas hedhjes së hapave për rihapjen. Kjo vjen ndërsa rastet në të gjithë botën tejkalojnë 10 milionë dhe më shumë se 500’000 njerëz kanë vdekur, njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo.
Qendra Mjekësore Fort Washington në shtetin amerikan Maryland shkoi nga katër shtretër për kujdesin intensiv në fillim të pandemisë, në 16 njësi të kujdesit intensiv, pasi ajo u bë shpejt një pikë e nxehtë për virusin gjatë ditëve të para të krizës.
Kevin Cole, një terapist i rrugëve të frymëmarrjes në Fort Washington i cili gjithashtu ka astmë, thotë se ai e di ankthin dhe frikën e pacientëve me koronavirusin kur ata nuk mund të marrin frymë. Dhe është e vështirë për të, të kuptojë rikthimin e papritur të vendeve të mbushura me njerëz, ku është e vështirë të distancohen fizikisht.
“Unë shoh pacientë, për fat të keq, që vdesin nga ky virus çdo ditë… // Të gjithë janë duke pushuar nëpër plazhe. Thjesht duke menduar se ka mbaruar. Dhe nuk është kështu. Është larg mbarimit. Dhe për fat të keq, janë ata njerëz që do ta vazhdojnë këtë pandemi”, thotë zoti Cole.
Pas hedhjes së hapave për rihapjen, 31 shtete amerikane tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja të koronavirusit, përfshirë vatra të reja në Arizona, Teksas dhe Florida.
Me më shumë se 8’500 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 dhe 29 vdekje të raportuara të dielën, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se ndërveprimet mes të rinjve po nxisin rritjen e rasteve të konfirmuara.
“Mosha jonë mesatare për rastet e reja filloi në të 60-tat në mars, për pjesën më të madhe të pandemisë në prill dhe maj ishte në të 50-tat. Tani, këtë javë, vetëm 10 ditët e fundit ndoshta, ka qenë mesatarisht në grupmoshën 33 dhe 36. Gjysma e rasteve janë në të tridhjetat e hershme ose më poshtë”, tha Guvernatori DeSantis.
Pas kthimit në Maryland, infermierja Trakina Hogan thotë se të shohësh kolegët të mbuluar plotësisht nga pajisje mbrojtëse personale, të detyrueshme për të hyrë në dhomat me pacientë me COVID-19, është një kujtesë e vazhdueshme se sa lehtë mund të përhapet virusi.
“Kjo është një gjë e vërtetë. Nuk është e rreme. Është padyshim diçka për të cilën duhet të marrim masa paraprake serioze. Vijmë në punë që të kujdesemi për ta, por duhet që ata të kujdesen për veten e tyre dhe të mos relaksohen”, thotë zonja Hogan.
Një mesazh që përforcohet nga kolegët e saj dhe stafi mjekësor në të gjithë Amerikën./VOA/
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...