Lajme

Konkursi për ekonomist në QKMF-në e Lipjanit, LDK-ja akuzohet për nepotizëm

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 20 August 2022

Më 23 qeshor të këtij viti, QKMF në Lipjan ka hapur konkurs për një ekonomist. Ky proces u përcoll me shumë kritika nga opozita atje, pasi PDK thotë se personi i zgjedhur për këtë pozitë ka lidhje miqësie dhe partiake me drejtorin e Shëndetësisë në Lipjan, që udhëheqet nga LDK.

Hapja e konkursit për një ekonomist në QKMF-në e Lipjanit, u përcoll me shumë kritika nga opozita atje.

Përzgjedhja e Alban Bytyqit si më i miri nga kandidatët në konkursin e hapur më 23 qershor të këtij viti, po vlerësohet si nepotizëm pasi, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, ai është në lidhje miqësie dhe partiake me drejtorin e Shëndetësisë në Lipjan.

-Advertisement-

“Këtu kemi të bëjmë me konkursin në shëndetësinë në komunën e Lipjanit për një ekonomist, ku pranohet familjari i drejtorit të shëndetësisë, gjegjësisht një personi që ka lidhje miqësore dhe familjare”, ka thënë kryetari idegës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani.

Sipas Rizanit, kjo ka shkaktuar dëshpërim tek qytetarët atje, por pavarësisht denoncimeve, s’ka lëvizje nga organet e rendit.

“Nuk është rasti i parë, kemi mbi dhjetëra raste kur kemi denoncuar në organet e prokurorisë dhe sikur rastet tjera edhe ky do të jetë i denoncuar. Nga këtu bëjmë thirrjë prokurorisë, institucioneve gjegjëse që të kenë parasysh këto konkurse të kurdisura”, deklaroi ai për t7.

Televizioni tentoi të kontaktojë me vetë Bytyqin, por ai ishte i pa-qasshëm, njësoj sikurse kryetari i Komunës dhe drejtori i Shëndetësisë.

Akuzat e PDK-së i mohoi zëdhënësja e Komunës, Hera Bytyqi.

“Komisioni i ka përfillur të gjitha procedurat e rekrutimit. Personi që ka apliku i ka përmbush të gjitha kriteret, i ka marr pikët e nevojshme deh është pranu”, tha Bytyqi.

Momentalisht rasti është në procedurat e ankimimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera