Lajme

Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 23 March 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

“Të nderuar besimtarë myslimanë. Sot është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Në traditën islame, Ramazani është një kohë e përkushtimit të shtuar ndaj devotshmërisë dhe pastrimit, duke përfshirë dhënien bamirëse, shërbimin vullnetar dhe sakrificat personale kundrejt rehative materiale. Këto respektime çojnë në përmbushje shpirtërore dhe një ndjenjë rinovimi”, ka shkruar Konjufca.

Tutje ai ka thënë që ky muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe një kohë kur “besimtarët e vlerësojnë familjen dhe miqtë e tyre dhe ndajnë gjëra me të tjerët”.

-Advertisement-

|Duke shpresuar më të mirat nga ajo që ofron muaji i Ramazanit, ju uroj një muaj të mbarë, plot me dritë dhe paqe në shpirt”, përfundon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera