Lajme

Konjufca takon eurodeputetët e PE-së

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 26 March 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq, pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Konjufca i falënderoi eurodeputetët për vizitën, si dhe u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij procesi në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e rrugës për antarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq e falënderuan Konjufcën për mikpritjen dhe i shprehën mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar përpara në proceset e eurointegrimeve.

-Advertisement-

Takimi u realizua në prag të nisjes së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera