Lajme

Konjufca dhe ministri danez flasin për marrëveshjen për shfrytëzimin e qelive

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 10 March 2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, kanë biseduar për nevojën e miratimit në Kuvend të marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive për të burgosurit nga Danimarka.

Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët mes Kosovës dhe Danimarkës.

Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen që Danimarka ka dhënë për çlirimin, zhvillimin, shtetndërtimin dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës, transmeton KlanKosova.

-Advertisement-

Ai theksoi se Kosova dhe Danimarka kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira partneriteti dhe shprehu besimin se mbështetja e shtetit danez ndaj vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri danez konfirmoi përkushtimin për përkrahjen e Kosovës në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe në rrugën evropiane dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera