Lajme

Konfirmohet edhe njëherë, SHBA mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 19 October 2018

Shtetet e Bashkuara mbështesin ushtrinë profesionale dhe shumetnike.

Zyrtarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë i kanë deklaruar se mbështesin transformimin e FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-ve për “Zërin”.

-Advertisement-

Ata kanë shtuar se nxisin udhëheqësit politik të Kosovës që të sigurojnë që procesi të vazhdojë në një mënyrë përfshirëse dhe shumë të kujdesshme që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që është e koordinuar ngushtë me aleatët nga NATO-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera