Ekonomi

“Konak” i ngrit Kallëzim Penal punëtorëve, Inspektorati i kërkon kthimin e tyre në punë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 11 January 2019

Rasti i investitorit turk të kompanisë Konak, për të cilin kohë më parë ka raportuar Gazeta inFokus, ka shkuar edhe në inspektoratin e punës.

Punëtorët të cilët kompania Konak i ka denoncuar edhe te organet e drejtësisë me akuza se tentuan t’ia përvetësojnë asetet dhe që bënë një sërë shkeljesh tjera tani i janë revanshuar pronarit të kompanisë me ankesë për largim të padrejtë nga puna në Inspektoratin e Punës.

Kjo e fundit në afat rekord ka nxjerr vendimin e parë ku i jep të drejt punëtorëve dhe kërkon nga kompania që ti kthej në vendet e tyre të punës gjashtë punëtorët e larguar.

-Advertisement-

Në vendimin që e ka siguruar Gazeta inFokus thuhet se punëdhënësi obligohet që në afat prej 8 ditësh t’i eliminoj parregullsitë e konstatuara dhe t’i shqyrtoj ankesat e parashtruara nga punonjësit.

Ky vendim bazohet në të drejtën e punëtorëve për ndërprerjen e kontratës.

Kompania e njohur e ndërtimeve të larta “Konak” tashme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundrejt këtyre personave.

Investitori turk i qon në prokurori kosovarët që deshën t’ia marrin biznesin (Dokument)

Rrëfimi ekskluziv i investitorit nga Turqia: Si tentuan t’ia marrin kompaninë në Kosovë?

 

 

Investitori turk Senol Ata, pretendon se këta kanë bërë një numër të madh veprash të kundërligjshme, duke i shkaktuar kompanisë dëme të konsiderueshme.

Ne kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta inFokus janë numëruar disa vepra penale, ndër të cilat edhe një sulm fizik dhe kërcenim ndaj bashkëpunëtorëve të biznesmenit turk  Senol Ata. Gjithashtu kallëzimi penal ka të bëjë edhe me dëme materiale e kontrata të pa autorizuara të inicuara nga vet bashkëpunëtorët e investitorit turk.

Ne arsyetimin e kallëzimit penal siguruar nga infokus thuhet se veprimet e këtyre personave te cilat janë bërë me paramendim i kane shkaktuar dëme të mëdha kompanisë “Konak” shpk.

Investitori turk pretendon se bashkëpunëtorët e tij kanë shkëputur edhe bashkëpunimet me nënkontraktorët me qëllim të dëmtimit të kompanisë.

Në një intervistë për inFokus pronari i kompanisë turke Senol Ata ka deklaruar se qëllimi i këtij grupi brenda kompanisë  përgatitja e skenarit për ta detyruar atë që ta largohet nga Kosova dhe investimet e tij të mbesin në pronësi të disa individëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera