Ekonomi

Komuna e Ferizajit blen perde, tepisona e aksesorë me 18 mijë euro (Dokument)

Autori: Sylejman Sylejmani 22:07 | 04 February 2019

Plot 18 mijë e 176 euro ka shpenzuar komuna e Ferizajit, për t’u furnizuar me perde, tepisona, korniza dhe aksesorë, shkruan Gazeta inFokus.

Të gjitha këto do të përdoren për nevojat e Komunës, QKMF-së, Bibliotekës, Shkollave, si dhe dy institucioneve tjera.

Për këtë tender, Komuna kishte planifikuar t’i shpenzonte 50 mijë euro.

-Advertisement-

Megjithatë, nga katër konkurrentët e tenderit, përzgjedhën ofertën e kompanisë “N.T.P Verbani” si të përgjegjshme dhe e cila ofroi çmiminmë të lirë.

Për këtë tender kishin aplikuar katër kompani, por tri prej tyre u klasifikuan si të papërgjegjshme duke e humbur garën.

Kontrata mes komunës e kompanisë fituese u nënshkrua më 22 janar. /Gazeta inFokus

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy