Ekonomi

Komuna e Agim Veliut me 4700 objekte pa leje

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 03 April 2018

Janë më se 4 mijë e 700 persona që po presin “dritën e gjelbër” nga Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, për tu legalizuar objektet e tyre. Por, jo vetëm.

Në këtë numër përfshihen edhe objektet që tashmë kanë përfunduar së ndërtuari , por që nuk kanë pasur leje.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Fjala, zëdhënësi për media në Komunën e Podujevës, Nazmi Elezi.

-Advertisement-

Elezi ka thënë se sikurse në Komuna e tjera edhe në Podujevë është aplikuar projekti i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për regjistrimin dhe nisjen e procedurave për legalizimin e objekteve pa leje.

“Në projektin e realizuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, janë evidentuar gjithsej 4,776 aplikues, të cilët i janë nënshtruar procedurave për legalizimin e objekteve të tyre (objekte këto të ndërtuara në periudha të mëhershme kohore, por që nuk kanë pasur leje ndërtimi)”, ka thënë zëdhënësi i Komunës për Gazetën Fjala.

Deklaron se të gjitha këto objekte janë në procedurë të legalizimit. Gjersa, shton se do të legalizohen vetëm  nëse i përmbushin kushtet dhe kriteret e parapara me ligj.

Zëdhënësi i Komunës, thotë së vetëm në vitin e kaluar në këtë komunë nga Inspektorati komunal i ndërtimit janë evidentuar tri objekte që nuk kanë pasur leje ndërtimi.

“Gjatë tri viteve të fundit Inspektorati komunal i ndërtimit ka intervenuar në disa raste të parandalimit të ndërtimeve ilegale. Gjatë vitit 2017 janë evidentuar gjithsej tri objekte të ndërtuara pa leje, të cilat do t’iu nënshtrohen procedurave ligjore”, ka thënë Elezi për Gazetën Fjala.

Ndryshe, kryeqyteti prin me numrin më të madh të objekteve pa leje. Drejtori i Urbanizimi të Komunën e Prishtinës, Ardian Olluri, ka bërë të ditur se deri tani nga 46 mijë ndërtime pa leje janë legalizuar vetëm 300 prej tyre.

“Sot në Prishtinë kemi mbi 46 mijë ndërtime pa leje, leje të përdorimit 3 %. Komuna ka qenë e angazhuar që të ndalë ndërtimet pa leje, kemi arritur të ndalim këtë. Por, janë trajtuar vetëm 500 e janë legalizuar vetëm 300’, ka theksuar ai.(Arjeta Shabani)/Gazeta Fjala/.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy