Sport

Komisioni i Disiplinës merr vendimet: 24 muaj pezullim për lojtarin që pështyu zyrtarin

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 25 February 2021

Komisioni i Disiplinës merr vendimet: 24 muaj pezullim për lojtarin që pështyu zyrtarinKomisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet e luajtura në fundjavë në Shqipëri. Superiorja është pushim, teksa nuk kanë munguar dënimet për Kategoritë më të ulëta.

Zyrtari i Tomorit, Sinella është pezulluar me dy ndeshje për shkak protestash. Lojtari i Valbonës, Andi Likaj është pezulluar me 24 muaj, pasi pështyu zyrtarin. Kështu, Disiplina tregon edhe një herë se veprimet antisportive nuk tolerohen. Bulqiza humbet në tavolinë ndeshjen ndaj Tërbunit, për shkak të lojtarëve të pa federuar.

Nuk është toleruar aspak as Llazi Dushi, zyrtari i Albpetrol që dënohet me 8 ndeshje mos-prezencë.  Janë plot 21 ndëshkimet e dhëna, teksa theksohet se ankimimi mund të bëhet vetëm brenda 3 ditëve.

-Advertisement-

VENDIMET:

Zyrtari i FK Tomori, Bledar Sinella, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Valbona, Andi Likaj, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Erlind Gropa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i SHS Albpetrol, Llazi Dushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Vora U-17, Emanuel Dani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Vora U-17, Skerdi Musteqa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Vora U-17, Oli Merdini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Lojtari i Flamurtari FC U-17, Ensar Idrizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U-17, Fabricio Kuqari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U-17, Deivi Çipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Besa U-17, Juri Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Besa U-17, Irdo Bubeqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Naftëtari, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi C, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni, F.C Bulqiza për aktivizimin e 6 (gjashtë) lojtarëve të cilët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Dytë, kundër FK Tërbuni, në bazë të neneve 30/3, 30/4/a të KDS dhe nenit 51.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Vora U-19, Julian Dragjoshi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Pranimin e kërkesës së KF Turbina, në lidhje me lojtarin Yuri Merlim Dos Santos Carvalho, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Shkëndija Dr. U-19, Asli Nasufi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera