Komandanti i KFOR-it e bën të qartë: Nuk lejojmë trazira!
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 23 August 2022
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, e cila do të transmetohet sonte, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë, veçmas në veri të vendit si dhe për mundësitë e trazirave në rast të mosarritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sa i përket zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve dhe letërnjoftimeve për qytetarët serbë.
Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në pjesën veriore është qetësuar pas ngjarjeve të fundit, teksa ka thënë se pret që negociatat që janë në vazhdim të rezultojnë me një marrëveshje.
Ai ka pranuar se KFOR-i e ka rritur praninë e vet në veri të vendit. “KFOR-i ka vendosur pikat e vrojtimit dhe pikat e kontrollit teknik në të gjithë hapësirën. Po ashtu, kemi rritur edhe aktivitetin patrullues në gjithë rajonin. Këto masa janë marrë për të qenë në gjendje për çfarëdolloj incidenti dhe për një siguri më të madhe. Nëse ka tensione, ne do të veprojmë sipas mandatit tonë”, ka thënë Kajari.
Ai ka thënë se KFOR-i nuk do të lejojë barrikadimin e rrugëve, sepse Rezoluta 1244 e OKB-së i jep dy detyra KFOR-it në Kosovë, që ai i ka quajtur detyra madhore: ‘Për ta mbajtur mjedisin e sigurt dhe rregullin në Kosovë dhe për ta ruajtur lirinë e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët’.
“Nëse krijohen barrikada kjo e pengon lëvizjen e lirë dhe nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë do të arrijmë në një moment ku KFOR-i do të duhet të veprojë për të mundësuar lirinë e lëvizjes”, ka shtuar Kajari.
Ai ka kërkuar nga të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe për gjithçka të negociohet dhe të arrihet marrëveshje politike, pasi sipas tij ‘vendosja e barrikadave nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës’.
Komandanti i KFOR-it, në intervistën që transmetohen sonte, flet edhe për grupet kriminale serbe në veri, për aktivitetin e Milan Radojçiqit, për grafitet kërcënuese të serbëve, për kërkesën e presidentit serb Vuçiq që KFOR-i të vendoset tek ura e Ibrit, për rrezikun eventual për luftë, për shtimin e forcave serbe në afërsi të kufijve të Kosovës dhe shumëçka tjetër.
Të tjera
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...