KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 06 October 2026
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë, duke kërkuar hetim urgjent për mënyrën e përdorimit të forcës ndaj protestuesve dhe qytetarëve.
Sipas KMDLNj-së, gjatë mbrëmjes së 5 tetorit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë pa paralajmërim ndaj protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe forcë fizike, të cilat ky institucion i vlerëson si joproporcionale me situatën.
“Gazi lotsjellës u përdorë në masë të madhe sikur që dhuna fizike ishte brutale ndaj një qytetari i cili kur u ushtrua dhunë ndaj tij nuk paraqiste asnjë rrezik për policinë dhe sigurinë. Policia intervenoi pa asnjë paralajmërim duke rrezikuar edhe kalimtarët e rastit , pleq , gra dhe fëmijë që nuk ishin protestues . Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar, në sasi të mëdha dhe në mënyrë joproporcionale”.
“KMDLNj ishte në vendin e ngjarjes deri në orët e vona dhe konstaton se përdorimi i dhunës ishte i panevojshëm dhe i shmangshëm”, thuhet në reagim.
Sipas KMDLNj-së, përshkallëzimin e situatës e ka nxitur ndërhyrja e Policisë, pas së cilës, sipas tyre, edhe një pjesë e protestuesve kanë shfaqur sjellje më agresive.
KMDLNj ka theksuar se përkrah të drejtën për protestë për aq kohë sa ajo zhvillohet në mënyrë paqësore dhe nuk ushtrohet dhunë ndaj të tjerëve. Në të njëjtën kohë, Këshilli ka kërkuar respektimin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtës së deputetëve për të ushtruar mandatin e tyre pa presion.
“KMDLNj përkrah fuqishëm të drejtën e deputetëve që të votojnë në përputhje me mandatin e tyre, pa iu nënshtruar asnjë presioni dhe krejtësisht sipas vullnetit të lirë që ua garanton ligji dhe mandati”, thuhet në reagim.
Këshilli ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të hetojë me urgjencë rastet ku dyshohet se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre duke përdorur forcë të tepruar ndaj protestuesve, qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.
Po ashtu, KMDLNj ka propozuar që komisionet përkatëse parlamentare të thërrasin për raportim drejtorin e Policisë së Kosovës dhe ministrin e Punëve të Brendshme, lidhur me përgjegjësitë institucionale për situatën e krijuar.
Në reagim, KMDLNj ka kërkuar që Policia e Kosovës kriter kryesor të ketë zbatimin e ligjit dhe integritetin profesional, duke paralajmëruar kundër përdorimit të policisë si instrument dhune në zhvillimet politike.Në fund, KMDLNj u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë një zgjidhje politike, të ulin tensionet dhe të shmangin veprimet që mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

T� tjera
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...































