Sport

Klubi i Arbërisë ka disa fjalë speciale për Dritën

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 14 December 2020

Arbëria ka arritur ta ndalë Dritën në barazim 1-1, në duelin e luajtur në kuadër të xhiros së 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, golin për vendasit e realizoi Kastriot Rexha, kurse për mysafirët shënoi Hamdi Namani, i cili gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Pas ndeshjes, skuadra nga Lipjani ka bërë një postim në faqen zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Klubi i Arbërisë është shprehur i lumtur me ndeshjen fer dhe korrekte të zhvilluar sot në Gjilan.

“Të luash me kampionin është ndjenjë ndryshe. Një ndeshje e bukur, fer dhe korrekte sot në Gjilan”, shkruan klubi i Arbërisë në facebook.

Më mposhtë keni postimin e klubit nga Dobraja e Lipjanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera