Lajme

Klinaku: Nëse ZPS-ja më ka përgjuar edhe mua, bëjnë mirë që ta publikojnë

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 24 November 2023

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar në lidhje me publikimin e disa bisedave në Qendrën e Paraburgimit mes Thaçit, Veselit e Selimit me vizitorë nga ZPS.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ai ka thënë se bëjnë mirë që të publikojnë edhe bisedën e tij me bashkëluftëtarët e tjerë në Hagë, pasi që ata kanë folur vetëm realitetin.

“Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua kur kam qenë në vizitë të 8 bashkëluftëtarëve në Hagë, mirë bëjnë që ta publikojnë, sepse veç për realitetin kemi folur”, ka shkruar Klinaku.

-Advertisement-

Ndryshe, Gjykata Speciale ka vendosur që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë të dëshmive të tyre për personat që i vizituan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera