Deputetja Musliu-Shoshi: Albini po e çon Kosovën drejt degradimit

Autori: Gazeta inFokus
12:37 | 05 May 2025
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Kosova është në krizë, ashtu siç e projektoi Albin Kurti.
Ajo ka shtuar se Kosova është bërë një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë.
“Kosova është bërë pikërisht ashtu siç e ka dashur Albini, prandaj askush nuk çuditet!
Ai ka punuar gjatë që Kosova të mbetet pa institucione funksionale, ku qytetari paguan më shumë për rrymën, për bukën dhe për të gjitha produktet tjera bazike.
Një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë. Një shtet ku çdo kush që thotë të vërtetën linçohet, ndërsa ata që vjedhin mbrohen.
Një shtet që në arenën ndërkombëtare është nën sanksione, pa asnjë aleat dhe pa asnjë lobim për fuqizim të mëtejshëm.
Albinit i është dashur punë me dekada që Kosova të vijë në këtë pikë degradimi. Edhe dje, sot dhe nesër, me këtë qeverisje, Kosova do të mbetet pikërisht kjo që është sot: një shtet i shkatërruar, i braktisur dhe pa perspektivë”, shkruan Musliu-Shoshi në reagim.

Të tjera
-
Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE...
-
Përplasja mes Komunës dhe “Pastrimi”-t, Rama: Sabotazha nuk kalon – nis sonte largimi i mbeturinave në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së shërbimev...
-
Muharremi: Çmimet më të lartat në dy dekadat e fundit
Opinionisti Shenoll Muharremi vlerësoi se asnjëherë në dy dekada çmimet nuk k...
-
Gjenerali gjerman vizitë në KFOR, kërkohet frymë e re dialogu Kosovë-Serbi
Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico...
-
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët
Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave preferenciale dhe Partia ...
-
Rubio do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, do të udhëtojë drej...
-
Turqia, ShBA e Siria do të diskutojnë mbi premtimin e Trump për heqjen e sanksioneve
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë do të takohe...
-
Gjenerali gjerman vizitë në KFOR, kërkohet frymë e re dialogu Kosovë-Serbi
Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico...
-
Pak para takimit Kurti -Kosta, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot n...
-
Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka thënë se sot është t...
-
Arrestohet në Ferizaj 17 vjeçari i kërkuar nga Gjykata, ishte i dënuar me tri vjet burgim për dhunim
Sot është arrestuar një 17 vjeçar, G.Xh., në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Fer...
-
Thellohet skandali: Prapa kontratës së Qeverisë për mbetjet e kafshëve qëndron një kompani nga Serbia
Mediumi “Kallxo.com” ka publikuar një artikull, në të cilën zbulohet prapavij...