Lajme

Musliu: Edhe kësaj radhe, si me gaz lotsjellës, Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si ar*më kundër shtetit

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 05 May 2025

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se qëndrimi i partisë është i qartë, si ndaj propozimit për votim të fshehtë, ashtu edhe ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“PDK e ka qëndrimin e qartë, qoftë për votimin e fshehtë, qoftë për kandidaturën e zonjës Haxhiu”, tha Musliu.

Ajo shtoi se është e zhgënjyer që Haxhiu, sipas saj, nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e mëparshme politike: “Kam menduar se pas eksperiencës me gazin lotsjellës, Albulena Haxhiu kurrë më në jetën e saj nuk do të lejonte të keqpërdorej nga shefi i partisë apo kushdo tjetër.”

-Advertisement-

Musliu përfundoi duke thënë se, “edhe kësaj radhe, si në rastin e gazit lotsjellës, Albulena Haxhiu po përdoret si armë kundër shtetit të Kosovës.”/GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera