Lajme

Seanca konstituive dështon për herë të njëmbëdhjetë, kështu u votua sot

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 05 May 2025

Seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës ka dështuar për herë të njëmbëdhjetë, pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka kaluar.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, bëri të ditur se 56 deputetë votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – numër që nuk ishte i mjaftueshëm për kuorum.

Për pasojë, seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të mërkurën, më 7 maj, nga ora 10:00.

-Advertisement-

Asnjë subjekt politik nuk propozoi emra për përbërjen e komisionit zgjedhor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera