Lajme

Klina viziton Krumën, realizojnë një ndeshje miqësore futbolli

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 28 April 2022

Një delegacion i QKMF-së Nënë Tereza të Klinës, i udhëhequr nga kryetari I Klinës, bashkë me doktorin e njohur klinas Haxhi Ibishi, kanë qëndruar në Bashkinë e Krumës me ftesë të kryetarut të saj Liman Morina, me rastin e zbulimit të shtatores së Pjetër Bogdanit.

Në këtë eveniment nuk kanë munguar as personalitetet të shquara, shkruan Gazeta Infokus.

Pas progarmkit është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore futbolli mes ekipës së QKMF-së Nënën Tereza të Klinës dhe ekipit të Krumës.

-Advertisement-

“Sot ishim musafirë special të kryetarit të bashkisë së Krumës zotëri Liman Morina,me rastin e zbulimit të shtatorës së Pjetër Bogdanit.
Ishte një eveniment i pasur kulturo-artistik.

Ku nuk munguan personalitete të shquara akademike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas programit festiv si zakonisht zhvilluam një ndeshje miqësore futbolli në mes të ekipës së QKMF-së Nënë Tereza Klinë dhe ekipës së Krumës.

Edhe njëherë falemnderit për respektin Krumë.

Falemnderit zotëri Morina!”, ka shkruar në Facebook Sejdi Godanci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera