Lajme

Kjo ishte përgjigjja e Kurtit, kur presidenti i kërkoi mandatarin e ri

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 10 April 2020

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, do t’i përgjigjet “me kohë” presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kërkesën e tij për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha  se kryeministri Kurti do t’u përgjigjet letrave (kërkesave) të presidentit Thaçi.

Por presidenti nuk prit shumë dhe edhe këtë të premte i’a dërgojë një letër tjetër me të njëjta kërkesa, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kërkesa e Thaçit, për caktimin e mandatarit për qeverinë e re bazohet në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, më 25 mars në kuvend, prej kur kjo qeveri konsiderohet se është në dorëheqje, përkatësisht në detyrë.

Presidenti i Kosovës, zhvilloi javën e kaluar takime të ndara me liderët e të gjitha partive politike, por duke u bazuar në Kushtetutë dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, 2019, mundësinë e caktimit të mandatarit për kryeministër ia ofroi Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera