Sport

Kjo ishte përballja e fundit ndërmjet Juventus dhe Real Madrid (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 16 March 2018

Skuadra italiane Juventus dhe ajo spanjolle Real Madrid do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Këto skuadra të mëdha evropiane herën e fundit ishin takuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në vitin 2017-të.

Kjo finale ishte zhvilluar më datën 3 qershor 2017-të në ‘Cardiff’ ku fitore të merituar shënoi Reali i Madridit me rezultatin 4:1.

-Advertisement-

Madrilenët, triumfuan 4-1 në finalen e Cardifit kundër Juventusit.

Dy gola nga portugezi Ronaldo, një nga Casemiro e në fund goli i Asensio-s bënë të pavlefshëm supergolin e Mandzukic, duke i dhënë skuadrës së Zidane trofeun e 12 në Ligën e Kampionëve, duke u bërë gjithashtu e para skuadër që e fiton dy herë radhazi këtë garë të madhe./infokusi.com

Këto ishin formacionet startuese të finales së madhe. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera