Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kosovën sipas Muharrem Sahitit

Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 15 March 2019
Emocionet e ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në futboll janë rikthyer. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ditën e djeshme e ka shpallur listën e futbollistëve për dy takimet e radhës që zhvillohen në muajin mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Përfaqësuesja jonë fillimisht do të takohet me Danimarkën më 21 mars në një ndeshje miqësore. Pas vetëm katër ditëve “Dardanët” në të po njëjtën stadium (“Fadil Vokrri”) do të mirëpresin edhe kombëtaren bullgare, me të cilën do të luajë për kualifikueset e Kampionatit Evropian të Vitit 2020. Kjo është ndeshja e parë e Kosovës në kualifikime.
Për herë të parë te Kosova është ftuar edhe Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Përfaqësueses U-21 dhe pjesë e skuadrës hungareze Diosgyori.
Gjithashtu janë rikthyer edhe Bersant Celina dhe Bernard Berisha, të cilët në ndeshjet e fundit nuk ishin ftuar prej trajnerit zviceran. Celina ka kaluar nëpër një formë tejet të mirë me Swansean në Championship (Liga e Dytë e Anglisë), ndërkohë që formë të mirë ka treguar edhe Berisha në Rusi te Akhmat Grozny.
Sahiti: Ndeshja më e rëndësishme për Kosovën
Ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për dy takimet e para të Kosovës për këtë vit. “Janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, sidomos ndeshja eliminatore me Bullgarinë. Por nuk duhet anashkaluar as ndeshja miqësore me Danimarkën. Sfida me Danimarkën do të jetë një përgatitje për ndeshjen me Bullgarinë. Do të thotë jemi mirë. Jemi me fat që lojtarët janë në gjendje shumë të mirë dhe në formë shumë të mirë e po presim që ata ta japin maksimumin. Presin përkrahje edhe nga ‘Dardanët’ dhe nga njerëzit që e kanë përkrahur Përfaqësuesen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti të enjten për gazetën “Zëri”.
Sahiti ndër të tjera thekson se ndeshja me Bullgarinë është sfida më e rëndësishme për Kosovën në fushatën kualifikuese. “Çdo lojë për eliminatore është e rëndësishme, sidomos loja e parë. Unë e vlerësoj ndeshjen me Bullgarinë si më të rëndësishmen. Është fillimi, prandaj i kisha dhënë përparësi kësaj ndeshjeje”, vlerësoi Muharrem Sahiti.
Tutje trajneri kosovar njofton se tubimi i Kosovës do të nisë ditën e hënë. “Takimi fillon të hënën, stërvitje kemi nga pasditja e së martës. Agjenda është përpiluar dhe në momentin kur vijnë lojtarët publikohet agjenda, në të cilën do të punojmë sipas saj”, potencoi Muharrem Sahiti.
Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kosovës do të bëhet të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”. Përfaqësuesja e Kosovës në Grupin A do të ketë punë edhe me Anglinë, me Republikën e Çekisë, me Bullgarinë dhe me Malin e Zi.
Lista e futbollistëve të ftuar:
Samir Ujkani (Rizespor)
Arjanet Muriç (Manchester City)
Visar Bekaj (Prishtina)
Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb)
Fidan Aliti (Kalmar)
Mërgim Vojvoda (Mouscron)
Benjamin Kololli (Zurich)
Leart Paqarada (Sandhausen)
Arbenit Xhemajli (Xamax Neuchatel)
Mirlind Kryeziu (Zurich)
Herolind Shala (Valeranga)
Idriz Voca (Luzern)
Hekuran Kryeziu (Zurich)
Besar Halimi (Brondby)
Valon Berisha (Lazio)
Bersant Celina (Swansea)
Bernard Berisha (Akhmat Grozny)
Arbër Zeneli (Reims)
Edon Zhegrova (Basel)
Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb)
Florent Hasani (Diosgyri)
Milot Rashica (Werder Bremen)
Vedat Muriqi (Rizespor)
Atdhe Nuhiu (Sheffild Wednesday)

Të tjera
-
Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 ar*më e 290 fishekë – çfarë thotë policia
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të arrestimit të ish-kryesuesi...
-
Sot për të 42-tën herë me radhë tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 për t...
-
Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet një person në Gjakovë
Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kish...
-
Një burrë sulmon policen në Han të Elezit
Një police në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit dyshohet se është sulmua...
-
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë
Një burrë ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur motoç...
-
Postoi fotografi me pisto*letë, arrestohet i mituri në Malishevë
Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rr...
-
Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
Dy burra janë arrestuar të premten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nën d...
-
Vdes në rrethana të panjohura një grua në Suharekë
Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftim...
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...