Lajme

Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet një person në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 05 July 2025

Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kishte bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

E njëjta ishte raportuar e zhdukur në fund të qershorit, ndërsa pas intervistimit në polici, ajo është kthyer te familjarët e saj.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ – Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera