Lajme

Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 04 July 2025

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e zonës dhe autoritetet lokale.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline nga vendngjarja vërehen flakë të mëdha dhe tym të dendur që ngrihet nga mali, duke krijuar një situatë alarmante për mjedisin dhe sigurinë e banorëve përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po përpiqen të vënë situatën nën kontroll.

-Advertisement-

Më poshtë mund të shihni pamjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera