Lajme

Kjo është Agjenda Shtetërore për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 16 February 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë publike Agjendën Shtetërore për shënimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Agjenda Shtetërore konsiston nga një numër aktivitetesh që pritet që të fillojnë qysh në orët e hershme të mëngjesit e deri në ato të mbrëmjes.

Dita do të fillojë me një mbledhje festive të Qeverisë në orën 08:00 të mëngjesit që do të pasohet me ngirtje solemne të flamurit të Kosovës, 20 minuta më vonë.

-Advertisement-

Tutje do të vazhdohet me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Në orën 11:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne derisa një orë më vonë, prej orës 12:00 të mesditës, do të fillojë parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin e kryeqytetit.

Kremtimet e Ditës së Pavarësisë do të përfundojnë me një koncert përmbyllës.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka prezantuar edhe videon e pavarësisë në vigjilje të 17 shkurtit, ditës së shpalljes së Kosovës shtet.

Në të shihen shumë figura të lartësuara të shtetit tonë, nga fusha e kulturës e sportit. Ndërsa, në sfond dëgjohet kënga “Mos i leni dritat fikur”, nga Sabri Fejzullahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera