Lajme

Kjo deputete e LVV-së është rezerviste e FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 02 March 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, i është bashkangjitur politikanëve që po kontribuojnë në Fondin e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Mehmeti Selimi përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se ka dhuruar para për këtë fond, por nuk e ka bërë të ditur shumën.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se është pjesë e komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Përveç gatishmërisë për të qenë pjesë e komponentës rezervë të FSK-së, nuk do të mungoj as kontributi im për fondin e sigurisë”, ka shkruar deputetja e LVV-së.

Shqipe Mehmeti–Selimi, ka qenë pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje ajo pati qenë ndër ushtaret më të reja të UÇK-së.

Ndryshe, Shqipe Mehmeti-Selimi është gruaja e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit, i cili po mbahet në Hagë pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera