Fokus

Kisha ardhë në atë gjendje sa nuk më njohu as nëna dhe bashkëshortja

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 26 February 2022

“Gjithmonë vizitat vinin me Kryq të Kuq, kur erdhën nëna dhe bashkëshortja, mua më qitën ashtu me një korridor, ai korridori ishte i gjatë, i mbështjellur me çarçafë ashtu, i kisha rreshkat e fytyrës të pjekura, gjaku i pjekur e isha hala ashtu në atë gjendje”, kështu e fillon rrëfimin e tij për vizitën e nënës dhe bashkëshortes Ylber Topalli.

Tutje ai tregon se si nuk e njohën nëna dhe bashkëshortja si rezultat i gjendjes së rënduar nga torturat çnjerëzore që kishte përjetuar deri në atë moment.

“Vjen korridorit gruaja edhe nëna dhe unë i shoh. Vijnë më kalojnë rrethit, më shikojnë edhe futen me një dhomë tjetër dhe kur futen në një dhomë tjetër, gruaja i thotë oficerit i kur vjen, kur e sillni Ylberin? Ai i shanë nënën dhe bashkëshorten oficeri edhe thotë qe ku e keni terroristin. Do të thotë isha në gjendje që nuk më njohu as gruaja e as nëna dhe kur kam filluar me buzëqeshë, me hapë gojën, nëna mi ka pa dhëmbët dhe më ka njohur edhe është vërsul për me më përqaf, në tokë ashtu. Dy oficerë të cilët ishin aty afër e kapën për dy krahët, e shkundën edhe i thanë nuk guxon me prekë terroristin dhe i keni dy minuta me folë serbisht”, rrëfen momentin rrëqethës Ylber Topalli, në rrëfimin e tij ekskluziv për “ZËRAT E LUFTËS”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera