Rozë

Kim Kardashian sërish në qendër të vëmendjes, shëtit me bikini hipur mbi elefant/foto

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 03 November 2018

Super ylli Kim Kardashian është një prej emrave më të përfolur në media ndërkombëtare.

Së fundmi ajo u fotografua në një kopsht zoologjik në Bali, teksa kishte hipur mbi një elefant për të shëtitur.

Por ndërsa Kim po argëtohej, organizata e të drejtave të kafshëve, “Peta”, paralajmëroi se nuk do të lejojë më njerëzit që të hipnin sipër elefantëve.

-Advertisement-

Zëvendësdrejtori i “Peta”-s, Rachel Mathews, tha për DailyMail: “Në të gjithë botën, guidat turistike ofrojnë mundësinë për t’u ngjitur në shpinën e një elefanti pa e zbuluar atë që këto kafshë durojnë. Elefantët foshnje, eshtrat e të cilëve janë ende të paformuar mirë, detyrohen të mbajnë njerëz në një mënyrë mizore.

Këto stërvitje të tmerrshme dhe të ritualizuara shpesh i lënë elefantët të lënduar dhe traumatizuar rëndë, dhe disa nuk mbijetojnë. Elefantët e hipur ose kampet e vizituara që detyrojnë elefantët të vijnë në kontakt me njerëzit, drejtpërdrejt mbështetin këto abuzime”.

Ajo ishte e veshur vetëm në bikni, ndërsa duketj tejet atraktive, duke vërë në pah linjat e saj të trupit.

Kim ndodhej në këtë kopsht zoologjik së bashku me tre fëmijët e saj: North, Saint dhe Chikago.

Ndërkohë që më pas, ajo dhe familja e saj u larguan të buzëqeshur pasi ishin argëtuar mjaft.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera