Rozë

Kim Kardashian akuzohet për mbështjellësin me ndriçim për “selfie”

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 01 August 2017

Kim Kardashian akuzohet për mbështjellësin me ndriçim për “selfie”

13:00, 1 Gusht 2017

Kompania e Kim Kardashian West është paditur në lidhje me një mbështjellës telefoni për të realizuar “selfie”.

Bëhet fjalë për mbështjellësin e telefonave të mençur LuMee, i cili promovohet nga Kimisaprincess Inc e që vjen me një dritë të integruar për të ndihmuar përdoruesit të realizojnë “selfie-n” e përsosur, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Por tani një burrë i quajtur Hooshmand Harooni ka kërkuar dëmshpërblim prej 100 milionësh dollarë pasi sipas tij, kjo ishte ideja e tij që më pas u kopjua.

Ai tha se ai patentoi një “aksesor të integruar me ndriçim për mbështjellësit e telefonave të mençur” në vitin 2013, të cilin ai e ka licencuar për një kompani të quajtur Snaplight.

Padia e Haroonit për shkeljen e patentës thuhet se pretendon se fitimet e Snaplight kanë rënë si rezultat i mbështjellësit LuMee dhe promovimit të tij nga Kardashian.

Sipas dokumenteve të Gjykatës, Kardashian merr një pjesë të fitimeve të shitjes së këtij mbështjellësi.

“Padia e paraqitur nga Snaplight nuk ka asnjë meritë dhe është vetëm një tjetër tentativë për mashtrim. Kim nuk ka bërë absolutisht asgjë të keqe”, ka thënë një përfaqësues i Kardashian.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera