Lajme

KGJK i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Paga

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 15 February 2023

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes referencës së Avokatit të Popullit, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Paga në sektorin publik.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga vet KGJK, përmes një njoftimi, në të cilin thotë se sot, kjo kërkesë, është dorëzuar tek Avokati i Popullit, transmeton klankosova.tv.

”Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera