Lajme

KFOR-i publikon pamjet nga largimi i barrikadave të fundit në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 05 January 2023

Makineria e KFOR-it ka përfunduar largimin e automjeteve të rënda të cilat ishin pjesë a barrikadave që po bllokonin rrugët në veri të Kosovës.

KFOR-i ka njoftuar se është rivendosur liria e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

-Advertisement-

“KFOR-i është plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, dhe vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të shoqëruar me videon e largimit t% barrikadave të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera