Sport

Këto skuadra janë gjysëm finalistët e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 07 March 2018

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës, shkruan infokusi.

Pas Drenicës dhe Vëllaznimit, pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës e kanë siguruar edhe Vushtrria dhe Prishtina.

Skuadra e Ligës së Parë, Vushtrria, ka arritur ta eliminojë Gjilanin, duke e mposhtur në Ferizaj, me rezultat 1:0.

-Advertisement-

Shumë më interesante ka qenë sfida në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, ku skuadra gjysmëfinaliste është përcaktuar vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1, derisa në vazhdime 2:2. Dy golat për Llapin i shënoi Mirlind Daku, kurse dy golat për Prishtinën malazezi, Drashko Bozoviq.

Skuadrat  gjysëm finaliste të  Kupës së Kosovës janë: Prishtina, Vushtrria, Vëllaznim dhe Drenica. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera