Këto janë vendimet që u morën nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme

Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 14 December 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur vendimet që janë marrë ditën e djeshme nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas Kurtit, janë marrë gjithsej 31 vendime ku janë miratuar gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, të 112-të me radhë, nga 31 vendime, mes tjerash:
Miratuam gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.
Që çmimi i energjisë elektrike për qytetarët të jetë më i përballueshëm, ndamë mjete për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.
Ndamë mjete për masat e Pakos për Përballje me Inflacion, në mbështetje të amvisërisë që kanë kursyer energji, për punëtorët e ndërmarrjeve publike, për punëtorët e sektorit publik dhe për studentët.
Aprovuam Planin e Veprimit për pakon e përkrahjes buxhetore për krizën e energjisë brenda fondeve IPA 2023, me vlerë prej 75 milionë euro.
Iniciuam përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare në Kushtetutën e Republikës.
Miratuam kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në komunat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.
Për një shoqëri demokratike, institucione transparente, e gjithëpërfshirje në proceset qeveritare, miratuam Planin Kombëtar të Veprimit 2023-2025 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.
Me qëllim të institucionalizimit të kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje të rralla, miratuam Koncept Dokumentin për Sëmundjet e Rralla. Miratuam edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Themeluam Këshillin Shtetëror Organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25 vjetorit te Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Miratuam tre vendime për shpronësim për interes publik për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunat e Mitrovicës dhe Podujevës.
Ndamë mjete për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë, ndërtimi i të cilave kishte filluar në vitin 2019./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
Në ndërtesën e Qeverisë, u organizua sot pritje në shënim të Ditës së Fitores...
-
Dedaj thotë se u kontaktua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, të kthehen në shtëpi
Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga Dhomat e Specializu...
-
Prishtinë: Ndërpritet rryma në rrugën “Isa Kastrati”, shkak dëmtimi i shtyllave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elek...
-
Trump uron kreun e ri të Kishës Katolike për zgjedhjen: Nder i madh që është Papa i parë amerikan, pres ta takoj
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur nder të madh për vendin, em...
-
Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjed...
-
Kurti priti në takim Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, u bisedua për punën 18 mujore të IKKL-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv t...
-
Papa Leo XIV shfaqet për herë të parë në ballkonin e Vatikanit
Papa i ri i sapozgjedhur i cili do të mbajë emrin Papa Leo XIV ka mbajtur kët...
-
Cyrih: Policia bastisi plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjsh...
-
Amerikani Robert Prevost, Papa i ri
Robert Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i ri. ...
-
Zogaj për një qeveri tranzicioni: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike
Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha...
-
Alban Hyseni i shpërblen maturantët me ekskursione në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve, vjet i kishte ndaluar
Në shkurt të vitit të kaluar, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni kishte njoftua...
-
Antonio Costa viziton Kosovën javën e ardhshme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën javën ...