Këto janë tri opsionet e KEK-ut për tejkaluar gjendjen emergjente
Autori: Gazeta inFokus
17:53 | 31 July 2017
Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut gjatë ditë së sotme janë takuar për të diskutuar rreth situatës së fundit energjetike në vend, dhe paralajmërimeve për një kolaps të mundshëm energjetik.
Në këtë takim, siç merr vesh Insajderi, Bordi ka diskutuar për tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente.
“Angazhimi me banorë me pjesën që qeveria ka vendosur t’i shpronësojë, me qenë më vigjilent dhe për të vepruar për interesin e përgjithshëm të vendit, me marrëveshje që kanë bazë ligjore dhe mundësojnë vazhdim të veprimtarisë xehetarë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në opsionin e parë të nxjerrë nga Bordi i KEK-ut.
Opsioni i dytë sipas këtij Bordi, është parandalimi i ndonjë katastrofe për ndonjë zonë aty.
“Të ndërmerren veprime që parashohin parandalimin e ndonjë katastrofe për ndonjë zonë ose banor. (kjo është e paraparë edhe me ligjet në fuqi, ligji mbi emergjenca që lejon veprim preventiv të agjencionit për menaxhimin e emergjencave)”, thuhet të jetë propozuar si opsion i dytë.
Dhe opsioni i tretë që Bordi i KEK-ut e ka propozuar, është që të pritet procesi i shpronësimit sipas vendimit të Qeverisë.
“Që të pritet deri në përfundimin e procesit të shpronësimit, sipas vendimit të qeverisë Nr: 05/150, për shpronësim dhe i cili në afatin më optimal pritet të përfundojë me 15 Tetor”, thuhet në opsionin e tretë.
Bordi dhe Menaxhmenti thonë se do të angazhohen së bashku me institucionet vendimmarrëse për furnizim të pandërprerë të qytetarëve me energji, si një ndër objektivat kryesore të korporatës./Insajderi.com

T� tjera
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...






























