Këto janë top femrat që e çmendin brazilin dhe botën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 28 August 2017
Po qe se do të ndaheshin medaljet në Olimpiadë për modelim, këto bukuroshe braziliane do të merrnin me vete arin…
Shikoni fotot jane te renditura…

Gisele Bundchen
Është modelja më e popullarizuar e Brazilit, e cila ka ngritur në majë modelingun e botës në fund të viteve nëntëdhjetë. Madje edhe me 37 vjeç, edhe pasi që zyrtarisht është tërhequr nga pista, Gisele mbetet modelja më paguar në botë. Në hapje të Lojërave të 31-ta Olimpike pati nderin të shëtiste përfundimisht në pistë e veshur me fustan glamuroz të artë me nënshkrimin e Alexandrea Herchocivitchit, transmeton Telegrafi.
Adriana Lima
Mbretëreshë e ekipit Victoria’s Secret, Adriana Lima është më së gjati në ekipin e këtij brendi, mirëpo flitet që 36-vjeçarja mund së shpejti “t’i lërë” krahët e vet, duke i vënë pikën karrierës së vet impozante dhe të suksesshme 16-vjeçare. Në fushën e modës ajo punoi për emra të mëdhenj si Vera Wang, Christian Lacroix, Emanuel Ungaro, Giorgio Armani, Fendi, Ralph Lauren, Valentino, dhe shumë të tjerë.
Alessandra Ambrosio
Gjithashtu, 36-vjeçarja Alessandra Ambrosio, ka stazh vetëm një vit më pak në ekipin Victoria’s Secret, ndërkaq ka të drejtën e famës, sepse ka bartur krahët më të rëndë VS në histori (14 kg të rëndë), duke shëtitur nëpër pistën në muajin e dytë të shtatzënisë. Ambrosio, është nënë e dy fëmijëve. Pavarësisht se ajo poston foto të herë pas hershme për miliona fansat e saj në Instagram, Alessandra këmbëngul se nuk përdor filtra në foto, për të promovuar bukurinë natyrale.
Ana Beatriz Barros
Ish VS modelja Ana Beatriz Barros e udhëheq Ambrosio si njërën nga nëntë vajzushat e veta në kurorëzimin e paradokohshëm në Greqi me milionerin Karim El Chiati. Për një kohë të shkurtër, Barros u bë një nga modelet më të kërkuara në botë, pasi ka punuar për Guess, Victoria’s Secret, Chanel dhe për linjën e modës së Jennifer Lopez. Ajo gjithashtu ka sfiluar për stilistët më të mëdhenj në botë si Valentino dhe Dolce & Gabbana.
Camila Alves
Pas shpërnguljes në Los Anxhelos në moshën 15-vjeçare, Camila Alves është shpërngulur në Nju-Jork që të vazhdojë karrierën e modelingut, mirëpo tani fokusohet në kompaninë e vet të ushqimit organik për bebe Yummu Spoonfuls, sajt me emrin Women of today dhe në atë që të bëhet nënë e tre fëmijëve të vet të mrekullueshëm me bashkëshortin Matthew McConaughey.
Cintia Dicker
Stili i kësaj 30-vjeçareje jashtë detyrës është i ëmbël dhe i pazakontë dhe luan në përparësitë e saj, me flokë të mrekullueshëm të cilat kurrë nuk i ka ngjyrosur dhe sy të kaltër, prandaj për këto tipare dallohet nga bashkëkombëset e saj.
Izabel Goulart
Edhe njëra ndër engjëllushet e Victoria’s Secret, Izabel Goulart, engjëllushë e rrallë, e cila ka arritur të bëjë emër për veten në botën e modës së lartë, si edhe duke punuar për shtëpitë e mëdha të modës siç janë Chanel, Belenciaga, Oscar de la Renta dhe Stella McCartney. Duket se bukuroshja 32-vjeçare Izabel Goulart nuk mund të jetojë pa olimpiadë, meqë është rikthyer në Rio, duke bërë një paraqitje të papritur para një hoteli në Ipanema.

Të tjera
-
Kica-Xhelili i reagon Muratit: Zgjedhne kryeparlamentarin ne s’po iu ndalojmë, paraditë e fyeni LDK-në e pasdite e lusni me nderime
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka rea...
-
Disa ditë para zgjedhjeve, arrestohet kandidati për deputet në Shqipëri pasi u kap me drogë
Kandidati i Nismës “Shqipëria Bëhet” në Shëipëri, është arrestuar nga policia...
-
Ferizaj: 17-vjeçarja që u shpall e zhdukur vetëparaqitet në polici
17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është v...
-
Murati konsultohet edhe me “chat gpt” për “qeverinë tranzicionale”: Është ide skandaloze
Ministri në detyrë dhe deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka reaguar sërish nd...
-
Detaje: Kush qëndron pas shpërthimit në veturën e u.d. drejtorit të QKUK-së
Personi që kreu shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit t...
-
Lajm i mirë për zgjedhësit në Shqipëri, më 11 maj votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy akte që i ha...
-
Nisë mbledhja e kryesisë së PDK-së, pritet të merret një vendim edhe për “qeverinë tranzicionale”
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë së partisë, shkrua...
-
Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kë...
-
Mediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është nisur nga Baku drejt Rusisë
Sipas informacioneve të fundit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fluturuar...
-
Del para gjykatës i dyshuari për vr*sjen e vajzës në Prizren
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshua...
-
Gjendet 17 vjeçarja në Ferizaj që ishte raportuar si e zhdukur
Është gjetur 17 vjeçarja që ishte raportuar si e zhdukur në Ferizaj. Zëdhë...
-
Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin B.K. në Podujevë,...