Apel për ndihmë për artisten Rinesa Qeriqin e cila u diagnostikua me sëmundje të rëndë
Autori: Gazeta inFokus
16:10 | 07 May 2025
Këngëtarja shqiptare që jeton jashtë vendit, Rinesa – e njohur për publikun me emrin artistik Rinesance – ka ndarë me ndjekësit e saj një prej rrëfimeve më të vështira dhe prekëse të jetës.
Përmes një postimi emocional në Instagram, ajo ka treguar se është diagnostikuar me tumor në tru.
Për ta ndihmuar në këtë sfidë të madhe shëndetësore, është hapur një faqe GoFundMe, përmes secilës është bërë një thirrje për mbështetjet financiare.
Në njoftim thuhej se kjo diagnozë e rëndë erdhi ndërsa Rinesa ishte duke ndjekur ëndrrat e veta – karrierën e saj muzikore, studimet për Art dhe Dizajn, në Kolegjin George Brown, në Toronto dhe po ashtu duke punuar me gjysmë orari për të mbuluar shpenzimet e veta.
Siç potencohet ajo tanimë është detyruar t’i ndërpresë studimet dhe karrierën e saj për t’u përqendruar plotësisht te shërimi.
“Familja e saj, prindërit dhe motra e saj e përkushtuar, janë pranë saj në çdo hap, duke u kujdesur për të 24 orë në ditë. Ata kanë lënë anash jetën dhe punën e tyre, duke u përballur me një barrë të madhe financiare me faturat e ndërlidhura me mjekimin dhe shpenzimet e përditshme të cilat vazhdojnë e rriten. Andaj, ne ju drejtohemi me zemër të hapur dhe kërkojmë ndihmën tuaj”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Çdo donacion – pa marrë parasysh shumën – apo edhe vetëm shpërndarja e kësaj fushate mund të bëjë një ndryshim të madh. Kjo do t’i mundësojë Rinesës dhe familjes së saj të përqendrohen tek ajo që është më e rëndësishmja në këto momente: shërimi i saj sa më i shpejtë”.
Lajmi për diagnozën e saj vjen vetëm pak kohë pas publikimit të këngës së saj më të re në bashkëpunim me reperin Buta, të titulluar “Dy telefona”.

T� tjera
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
-
B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se në...
-
Miftaraj: Kosova po blen mbi 2 milionë euro rrymë në ditë, qindra miliona shkojnë në duart e oligarkëve
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,...



































