Këto janë të mirat e Pakos Fiskale 2.0
Autori: Gazeta inFokus
07:59 | 18 July 2017
Pako fiskale 2.0 që ka kaluar të hënën në Qeverinë e Kosovës do t’i sjellë të mira tregtisë dhe biznesit kosovar dhe ka qenë diçka që është dashur të bëhet shumë më herët, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, Arian Zeka, kryetar i Odes Ekonomike Amerikane.
“Pako fiskale 2.0 që është miratuar nga qeveria ka qenë një obligim i kamotshëm, reflektim edhe i kërkesave të Odës amerikane dhe asociacioneve të tjera të biznesit, për të sjellë pozitën konkurruese të biznesit të Kosovë me rajonin”, ka thënë Zeka.
“Pra është një vendim i mirëpritur, por është dashur të bëhet shumë më herët. Ajo që është për t’u mirëpritur në këtë pako fiskale janë lirimet tatimore për bizneset e reja, prej tri deri në shtatë vjet, varësisht nga shuma që investohet dhe numri i të punësuarve”, tha ai.
Zeka ka treguar se mbase fillimisht efekti do të jetë negativ për shkak të mbledhjes më të vogël të të ardhurave nga shteti, por në afat më të gjatë do të vërehen të mirat nga kjo pako, pasi shtohet intensiteti ekonomik.
“Një pako e tillë do të ketë implikime buxhetore, por afatshkurta, që pastaj në periudha afatmesme dhe afatgjata do të vjelim të mirat e kësaj pako, pasi do të ketë intensitet të shtuar ekonomik”, ka theksuar Zeka.
Kryetari i OEA-së ka komentuar shkurt edhe polemikat e ditës së sotme se kjo pako u nxitua të bëhet në këto kohet e fundit sa është ende qeveria në largim, për shkak të përfitimeve të caktuara të njerëzve në nivel të larta të qeverisë.
“Flitej që dikush brenda kabinetit qeveritar ta ketë marrë këtë vendim për interesa të caktuara dhe nuk mund të përjashtohet kjo duke ditur se si merren vendimet në Kosovë. Por, ajo që është më e rëndësishme është se do të ketë benefite të gjëra për gjithë biznesin tonë”, ka perfunduar ai.

T� tjera
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...

































