Sport

Këto janë fjalët e Mbappes pasi i shënoi Hat-Trick Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 16 February 2021

PSG e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 1-4, në sfidën e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Camp Now’, lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi francez, Kylian Mbappe, i cili realizoi tre gola.

Ai shënoi në minutat 32’, 65’ dhe 85’, kurse golin tjetër për parisienët e realizoi Moise Kean në minutën e 70’.

-Advertisement-

Në anën tjetër golin e vetëm për katalunaist e shënoi Lionel Messi në minutën e 27’.

Pas ndeshjes ka folur protagonisti kryesor, Kylian Mbappe, i cili ka thënë se donin ta fitonin këtë takim, pasi ishte shumë i rëndësishme.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ne donim të fitonim, dhe me stil. Fanella e PSG-së është ajo që e kam në zemër”, ka thënë Mbappe.

Tutje ylli parisien foli edhe për të ardhmen, ku theksoi se është i lumtur te PSG.

“Do të ishte budallallëk të vendosja të ardhmen time me një ndeshje. Jam i lumtur këtu. Këto ndeshje më bëjnë edhe më të lumtur”, deklaroi sulmuesi francez.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri jave në Paris./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera