Lajme

Këta do të jenë deputetët e rinj të LSDM-së që do të zëvendësojnë Zaevin dhe pesë ministrat tjerë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 30 May 2017

Pas votimit të Qeverisë së re të Maqedonisë, gjashtë kandidatë për deputetë të LSDM-së do të zënë vendet e pesë ministrave dhe të kryeministrit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e Damjan Mançevskit, që do të jetë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, do të vijë Liljana Popovska nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM), parti që mori pjesë në zgjedhje si koalicion me LSDM-në.

Në vend të Renata Deskoskës, që do të jetë ministreshë e Arsimit dhe Shkencës, do të vijë Nikica Korubin, gjithashtu nga RDM-ja.

-Advertisement-

Vendin e Oliver Spasovskit, që do të jetë ministër i Punëve të Brendshme, do ta zë Mirosllav Jovanoviq.

Vendin e Ljupço Nikollovskit, që do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, do ta zë Sllavica Shumanska – Miteva.

Ndërkaq, Zoran Zaevin, i cili do të jetë kryeministri i ri i vendit, do ta zëvendësojë Sashko Atanasov, kurse Radmilla Sheqerinskën, ministreshë e ardhshme e Mbrojtjes, do ta zëvendësojë Beti Rabaxhievska-Naumovska./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera