Lajme

Kështu mund të merrni 100 eurot e ndara nga qeveria nëse jeni studentë ose punoni në sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 12 April 2022

Ndryshe nga sektori publik dhe pensionistët të cilët do të marrin 100 eurot e ndara nga qeveria në prill për studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të ketë një procedurë më ndryshe.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencën për media ka sqaruar se për këto dy kategori do të duhet fillimisht të hapet një platformë ku mund të aplikojnë.

Pra për të marrë 100 eurot shtesë, sektori privat dhe studentët duhet të presin pak më gjatë, derisa ende nuk dihet se kur do të vihet në funskion kjo platformë dhe se ku do të bëhet aplikimi.

-Advertisement-

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati./Gazeta Infokus/

Hekuran Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera