Lajme

Kërkohet paraburgim për kunatën që dyshohet se vrau 67-vjeçaren në Dragash duke e goditur me shkop druri

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 28 December 2022

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën N.A, e cila ka pranuar se vrau tani të ndjerën S.D.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurës N.A., për shkak dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se S.D vdiq pas goditjeve që mori me një shkop druri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

“E pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30″, thuhet në njoftimin e prokurorisë.​

Ndryshe, e dyshuara N.A ditën e djeshme është arrestuar dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.

Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera