Lajme

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet shtetasi i huaj -Policia i konfiskon telefona, laptopë e kartela bankare

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 01 September 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, shtetas i huaj, pasi i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në banesën ku kishte qëndruar i arrestuari, janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy laptopë, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare.

“URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

-Advertisement-

Suedi, 12.02.2026. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj. Gjatë kontrollit në banesën ku ka qëndruar, janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy laptopë, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy