Lajme

Kërcënoi ish-gruan me mesazhe në telefon, arrestohet një burrë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 11 January 2023

Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij nëpërmjet mesazheve në telefon, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera