Keita mbërrin në Milano: Spalletti, vendimtar në zgjedhjen time
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 13 August 2018
Sulmuesi senegalez Keita Balde Diao ka mbërritur mbrëmjen e të dielës në Milano, me makinën personale nga Principata e Monacos, ku edhe luajti sezonin e kaluar.
Ish futbollisti i Lazios do t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së sotme dhe më pas pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e Spallettit.
Me të mbërritur në Milano, Keita tha edhe fjalët e para si futbollist i Interit, një skuadër që e kërkoi senegalezin edhe verën e kaluar, por nuk ia doli ta veshë zikaltër.
“Jam shumë i lumtur. Spalletti ka qenë vendimtar, që zgjodha të vij te Interi. Shpresoj që gjithçka të më shkojë mirë. Nesër do të flas më gjatë, pasi të kem kryer vizitat mjekësore”, u shpreh Keita për SkySport.
Vetëm pak minuta më vonë foli edhe menaxheri i sulmuesit senegalez, Roberto Calenda, i cili gjithashtu theksoi rëndësinë e trajnerit të zikaltërve, në këtë transferim.
“Spalletti është njeriu perfekt, në momentin perfekt. Shpresojmë shumë që do të ndihmojë Keita, të bëjë hapin final kualitativ dhe të krijojë një mentalitet fituesi. Ka qenë pikërisht ai, arsyeja që këmbëngulëm kaq shumë, që të vinim te Interi”, tha Calenda.
Interi kërkoi të sjellë sulmuesin në Milano që verën e kaluar, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Lazion, që preferoi ta shesë te Monaco.
Tashmë zikaltrit e kanë marrë Keita Balde në huazim nga klubi i Principatës, për 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje për 30 të tjera në fund të sezonit.
Të tjera
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...
-
BIK: Ata që duan të shkojnë në Haxh duhet të marrin leje, në të kundërten gjobiten me 2500 euro
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxh...
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...