Lajme

KEDS: Furnizim stabil me energji elektrike për festat e fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 30 December 2022

KEDS dhe KESCO përmes një komunikate për media kanë njoftuar se në natën e ndërrimit të mot moteve furnizim i energji do të jetë stabil.

Derisa sa është njoftuar se problem me furnizim do të ketë në Malishevë.

Komunikata e plotë:

-Advertisement-

KEDS dhe KESCO njoftojnë se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm. Tashmë kur ndodhemi në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit kemi mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e Kosovës në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

KEDS-i vazhdimisht ka punuar dhe punon si në preventivë ashtu dhe në mirëmbajtje të rrjetit. Edhe kësaj radhe, për festën e Vitit të Ri, parapërgatitjet e tilla janë kryer për të pasur furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Probleme me furnizim pa ndërprerje fatkeqësisht do të vazhdojë të ketë në Malishevë për shkak të pamjaftueshmërisë së kapaciteteve transmetive të tensionit të lartë. Bashkëndjejmë me konsumatorët tanë në Malishevë duke shpresuar që të bëhet një zgjidhje më e shpejtë dhe e qëndrueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike.

Krahas një urimi për Vitin e Ri 2023, shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni energjinë elektrike në mënyrë sa më efiçiente të mundshme që të mos ketë ngarkesë në rrjet dhe, si rrjedhojë, ndërprerje për shkak të kësaj dukurie. Për të mirën e të gjithë neve!

Gëzuar Viti i Ri 2023!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera