Katër pyetje që duhet t’ia bëni vetes para një interviste pune
Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 19 February 2020
Secila intervistë pune dallon nga tjetra dhe për çdo intervistë që keni duhet përgatitje e veçantë.
Para se të shkoni në një intervistë pune ku jeni ftuar, bëni një rishikim të arritjeve tuaja deri më tani, aftësitë dhe mangësitë që keni, si dhe ku keni nevojë për përmirësime.
Janë disa pyetje që mund t’ia parashtroni vetes para çdo interviste pune, pyetje këto që do t’iu ndihmonin të keni një vetë-reflektim dhe një paraqitje sa më të mirë në momentin kur intervistoheni. Akademi Pune, ju njofton me këto pyetje.
Me cilat arritje personale jeni krenar?
Cilat arritje tuaja i veçoni nga tjerat? Selektoni disa që janë më të përshtatshme dhe që kanë ngjashmëri me vendin e punës ku aplikoni dhe që ndiheni rehat kur flisni për ato arritje. Vlerësoni se si ato momente kanë ndikuar tek personaliteti juaj.
A ju kujtohet ndonjë rast kur keni bërë një zgjedhje që ka pasur rezultate pozitive në karrierën tuaj? Apo ndonjë aftësi për të cilën nuk keni qenë në dijeni se e posedoni, por me praktikë keni arritur ta përvetësoni mjaft mirë? Gjithashtu, reflektoni edhe në gabimet që mund t’i keni bërë dhe mësimet që keni marrë nga ato gabime.
Cilat janë fushat kyçe ku doni të përmirësoheni?
Filloni me gjërat që kanë lidhshmëri me punën tuaj, por kushtoni rëndësi edhe fushave të tjera në jetën tuaj. Fokusi në këtë pyetje, ju ndihmon të jeni realist për punën që jeni të gatshëm ta bëni, si dhe të shfaqni vullnet në fushat ku doni përmirësim.
Cilat shkathtësi që posedoni ju veçojnë nga të tjerët?
Pa dyshim se ka diçka që ju veçon nga të tjerët. Kujtoni ndonjë rast me shoqëri ose në vend pune ku ju jeni sjellë ndryshe nga të tjerët dhe keni marrë situatën nën kontroll. Përgjigja që do jepni kur intervistuesit ju pyesin për shkathtësitë luan rol të madh, kjo pasi që ata shohin vetëbesimin që ju keni dhe potencialin që shfaqni për atë vend pune.
Ku e shihni veten pas 3 apo 5 vitesh?
Kjo mund të jetë pyetje pak e ndërlikuar, por është shumë e rëndësishme se ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe vizionin që keni. Bëni një vlerësim të viteve paraprake dhe pyesni veten se cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur në jetën tuaj gjatë këtyre viteve, si dhe a i keni parashikuar këto ndryshime?
Ka shumë pyetje në intervista pune që lidhen me të ardhmen tuaj, si p.sh ku e shihni veten dhe cilat janë objektivat tuaja. Intervistuesit kur e bëjnë ketë pyetje, nuk kërkojnë një plan specifik, por më shumë një ide të përgjithshme të aspiratave që ju keni.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...