Lajme

Kaq persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 19 January 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 9 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta inFokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera