Sport

Kaq milionë do të fitojnë Joshua dhe Pulev nga meçi që mbahet sot

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 12 December 2020

Britaniku, Anthony Joshua dhe bullgari, Kubrat Pulev sonte do të ndeshen në kuadër të garës me të madhe të boksit në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Meçi mes tyre pritet të nisë në ora 23:00 dhe do të mbahen në Wembley Arena në praninë e 1000 tifozëve.

Titulli ‘kampion bote’ aktualisht i takon Joshuas, i cili do të mundohet ta mbroj me çdo kusht.

-Advertisement-

Nga ky dyluftim mes tyre thuhet se Joshua do të fitoj rreth 10 milionë £, duke mbrojtur vendin e parë.

Kurse Pulev pritet të marrë 3 milionë £ nga përballja e tij me boksierin britanik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera