Ekonomi

Kaq kërkon PSD-ja të jetë paga minimale në sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 04 February 2019

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që paga minimale në sektorin privat në Kosovë të jetë 239 euro.

Përmes një kërkese për interpelancë, PSD-ja ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë, e cila do të kërkonte që kufiri i pagës minimale të mos jetë nën vlerën e keficioentit 1, të ligjit për pagat në sektorin publik, shkruan Gazeta inFokus.

E vlera e këtij koeficienti është 239 euro.

-Advertisement-

Kjo kërkesë e PSD-së vjen pas miratimit në Kuvend të ligjit për pagat në sektorin publik në Kosovë.

Shumica e punëtorëve që paguhen nga shteti, me ligjin e ri përfituan rritje të pagave. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera